Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Adem Haxhosaj, Haradinaj ngushëllon familjen dhe bashkëluftëtarët e tij

19 shtator 2025 | 15:33

Ka ndërruar jetë Adem Haxhosaj, njeri nga luftëtarët e parë të UÇK-së në Dukagjin.

Me këtë rast, kryetari i AAK-së dhe ish-komandanti i UÇK-së në Dukagjin, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Haxhosaj dhe bashkëluftëtarët e të ndjerit.

“Kur po i formonim rreshtat e parë të UÇK-së, ndër të parët që u bashkua me rreshtin e ushtarëve ishte Adem Haxhosaj. Ai ishte një luftëtar i fortë, njëri prej më të zotëve të UÇK-së në Dukagjin. Një jetë në shërbim të Atdheut, si gjatë luftës, ashtu edhe më vonë në uniformën e Ushtrisë së Kosovës. Shembulli i tij si luftëtar dhe atdhetar do të jetojë ndër breza. Ngushëllime të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve dhe gjithë atyre që e njohën. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mirëpritur vendimet…