Çitaku, Kurtit: Po jeton në një univers paralel, raportet më ShBA-në në pikën më të ulët

19 shtator 2025 | 15:20

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA dhe nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka thënë se Kosova nuk është prishur me Amerikën, por kanë vetëm dallime dhe se opozita është duke e stërmadhuar këtë çështje.

Çitaku ka thënë për “RTV21” se Kurti është duke jetuar në një univers paralel, pasi siç ka theksuar ajo, raportet mes Kosovës dhe ShBA-së janë në pikën më të ulët për fatin e qeverisë në detyrë.

“Kam përshtypjen që z. Kurti po jeton në një univers paralel. S’ka asgjë me të rëndë që i ka ndodhur Kosovës tani e 25 vjet liri sesa vendimi i ShBA-së për pezullim të dialogut strategjik dhe kjo s’është një vërejtje apo qëndrim yni që e bëjmë më dëshirë. Ne kemi mjaft tema që ta kritikojmë z. Kurti dhe asnjëherë nuk do doja që të më jepej mundësia as mua e askujt në Kosovë që të kritikoj një kryeministër të Kosovës për raportet me ShBA-në. Situata në të cilën jemi është një situatë tërësisht e paimagjinueshme, një territor i pashkelur dhe mund të shndërrohet në një situatë potencialisht të rrezikshme. Kjo çka ka ndodhur ditët e fundit është formalizm i një situatë që ka ekzistuar tani e 5 vite. Në një moment të caktuar gjatë administratës të z. Biden u patën anuluar vizitat e  ministrave të qeverisë tani e 5 vjet këmba e kryeministrit të Kosovës nuk ka shkelur në Shtëpinë e Bardhë… Pastaj më thuani kur ka ndodhur të kalojë një kohë kaq e gjatë pa një vizitë të ndonjë delegacioni të lartë në Kosovë? Raportet fatkeqësisht janë në pikën më të ulët të mundshme”, ka thënë Çitaku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbnora Berisha, është kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale…