Ndërron jetë veterani i UÇK-së nga Dubrava e Suharekës, Refki Gashi

30 qershor 2018 | 23:08

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, Refki Gashi nga fshati Dubravë i Komunës së Suharekës.

Gashi ka qenë i shtrirë në spital për dyzet e dy ditë me radhë, derisa sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë.

Ju kujtojmë se Refki Gashi ishte vëllau i dëshmorit të luftës së UÇK-së, Haxhi Gashi.

Varrimi i veteranit të ndjerë do të bëhet nesër në ora 15:00 në varrezat e fshatit Dubravë

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia spanjolle ka zhvilluar një megaoperacion, ku janë sekuestruar 8…