Ndërron jetë zyrtari i Komunës së Vitisë

14 dhjetor 2020 | 11:23

Është ndarë nga jeta zyrtari i Komunës së Vitisë, Rexhep Sinani. Ai ka shërbyer për shumë vite në Drejtorinë e Financave në këtë komunë.

Në njoftimin e komunës nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së Sinanit.

“Me dhembje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së zyrtarit tanë komunal, Rexhep Sinani i cili ka shërbyer për shumë vite në Drejtorinë e Financave në Viti. Ky lajm i trishtë ka prekur zemrat e të gjithë punëtorëve të administratës komunale të Vitisë dhe të gjithë atyre që njohën Rexhep Sinanin. Komuna jonë ka humbur sot një zyrtar të zellshëm dhe një njeri të mirë dhe të afërt. Andaj si Kryetar i kësaj komune dëshiroj të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sinani nga Mogilla e Kllokotit, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën Rexhën”, ka njoftuar Komuna e Vitisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar qytetarët me rastin…