Ndërron jetë zyrtarja e Komunës së Prishtinës

27 maj 2023 | 23:41

Pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare, arkitektja Merita Mihovci.

E ndjera ishte pjesë e Drejtorisë së Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës.

Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e kanë dhënë familjarë dhe zyrtarë të Komunës së Prishtinës.

“Për Drejtorinë tonë kjo është një humbje e madhe, jo vetëm për moshën e saj të re, por edhe se ishte njeri me vlera të larta njerëzore. Mjedisi ynë mbeti më i varfër për një kolege të afërt, fisnike, punëtore dhe e rrespektuar nga të gjithë. Merita ishte një profesioniste e jashtëzakonshme në rrugëtimin e saj profesional”, ka shkruar në ngushëllimin e tij Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes dhe të dashurve të Meritës.

Merita Mihovci, ka përfunduar studimet e larta, në Fakultetin e Arkitekturës, pranë Universitetit të Prishtinës.

Mihovci udhëhoqi për disa vite sektorin e ndërtimit në Inspekcionin e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet SYLEJMANI Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli…