Ndërtesa e Parlamentit Hungarez, e treta më e madhe në botë

31 maj 2020 | 23:31

Përgatiti: Elmedina Ismajli

Budapesti konsiderohet si një nga kryeqytetet më të bukura në Evropë. Pjesa e përcaktuara nga UNESCO si trashëgimi botërore përfshin brigjet e Danubit, Lagjen Kalaja e Budës, Bulevardin Andresy, Sheshin e Heronjëve dhe hekurudhës nëntokësore Mileniumi, që janë bërë prej kohësh simbolet të kryeqytetit hungarez.

Ndërtesa e parlamentit hungarez ose siç quhen në Hungari, “Kuvendi i Vendit” ndodhët buze brigjeve të Danubit dhe ngjason shumë më ndërtesën sipas modelit të dhomave të Parlamentit në Londër, e që konsiderohet e treta më e madhe në botë.

Për ndërtimin e saj janë përdorur: dyzet milionë tulla, gjysmë milioni gurë të çmuar dhe 40 kg ar.  

Në qytetin Pesti në shekullin e 18 të asaj kohe popullsia ishte më e madhe sesa në Buda dhe Obud, zhvillimet e shpejta në këtë qytet e bënë atë si një qendër tregtare që qoi në rritjen e shpejtë të popullsisë.

Është interesante se si kryeqyteti i Hungarisë Budapesti i sotëm u ngrit si rezultat i bashkimit të tre qyteteve hungarez: Buda, Obuda dhe Pest, në një qytet të vetëm – Budapest. Kjo është arsyeja pse Budapesti është kaq unik, dhe i larmishëm.

Përpjekjet e para për bashkimin e të tre qyteteve u ndërmor në mesin e shekullit të 19-të, por ishte i pasuksesshëm. Prandaj, lindja e Budapestit me të drejtë mund të konsiderohet viti 1873.  


Idetë për ndërtimin e kësaj rezidence parlamentare në Budapest dhe për shpalljen e një
konkursi për arkitektin më të mirë, u ngritë pas bashkimit të qyteteve në vitin 1873, në të cilin entuziasti i famshëm hungarez neo-gotik Imre Steindl, fitoi të drejtën për të ndërtuar një ndërtesë si pikë referimi në Hungari. 

Imre Steindl ishte projektues i ndërtesës së Parlamentit. Ai ishte një profesor dhe anëtar i Akademisë së Shkencave Hungareze. Ai filloi të ndërtoi në vitin 1885, e pas një ndërprerje financiare e cila bëri që ky projekt gjigand të përfundojë në vitin 1904, dy vite pas vdekjes së Imre Steindl.

Ndërtesa e parlamentit ka një sipërfaqe prej 18,000 metra katrore. Ndërtesa është e gjatë 268 m, dhe e gjerë 123 m, brendësia e saj përfshin 10 oborre, 13 ashensorë, 27 porta, 29 palë shkallë, mbi dyqind salla,dhe 691 dhoma. Lartësia e ndërtesës është 96 m, dhe është më e larta në kryeqytet.


Parlamenti hungarez ka 386 anëtar që zgjedhen çdo katër vjet. Hungaria kishte Presidencën e BE-së gjatë gjashte muajve të parë të vitit 2011. Gjuha është unike-pos disa ngjashmërive të vogla me gjuhët finlandeze e estoneze, nuk ka lidhje me ndonjë gjuhë evropiane. Hungaria prodhon çelik, pjesë makinash, kimikate, barna, frigoriferë e makina të larjes etj.

Është anëtarësuar në BE në vitin 2004, Sistemin politik – Republikë, Ka mi 10 milionë banorë, Përdorë forintën si valutë, Hungarishtja është gjuhë zyrtare, ndërsa “Szia” është përshëndetje tipike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar qytetarët me…