Ndërtimi i çerdhes në lagjen “Kalabria” po shkon drejt fundit

16 dhjetor 2019 | 15:19

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në lagjen “Kalabria” janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e çerdhes për fëmijë. Kjo komunë ka theksuar se çerdhja në fjalë është duke u financuar nga Bashkimi Evropian (BE).

“Të ndërtojmë një shoqëri, ku çdo fëmijë mund të bëhet çka ëndërron dhe ku çdokush mund të rritet dhe jetojë me dinjitet. Investimi në edukimin e hershëm është vendimi më i duhur për të siguruar një ardhme më të mire për fëmijët tanë dhe për të siguruar një shoqëri të shëndoshë. Ndërsa, modeli i çerdheve me bazë në komunitet është mënyra më e mirë e gjithëpërfshirjes së prindërve në edukimin e fëmijëve. Punimet në ndërtimin e objektit të çerdhes me bazë në komunitet në lagjen ‘Kalabria’ po zhvillohen sipas planit dinamik dhe janë pranë përfundimit. Kjo çerdhe po financohet nga Bashkimi Evropian dhe ka kapacitet për akomodimin e 100 fëmijëve të kësaj lagje”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

/Epoka e re /

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishulli i mrekullueshëm skocez North Ronalsdej ofron një rast interesant…