Ndërtimi i shtëpive për familjet në nevojë në Drenas, afër përfundimit

16 tetor 2019 | 12:50

Punimet në ndërtimin e shtatë shtëpive për familjet në nevojë nga Komuna e Drenasit në bashkëpunim me shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit” janë afër përfundimit.

Sipas kësaj marrëveshje të bashkëfinancimit, Komuna e Drenasit ka ndarë 35 000 euro, 5 000 për secilën shtëpi, ndërsa pjesa tjetër mbetet nga shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ përmes donatorëve.

Deri tani, punët në ndërtimin e këtyre shtëpive kanë shkuar mirë dhe në afat të shkurtër kohor, ka përfunduar puna e vrazhdë dhe instalimet.

Brenda këtij viti, familjet në nevojë do të gëzojnë çelësat e këtyre shtëpive, të cilat përmbushin kushtet për një jetë të dinjitetshme.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar Halil Kastratin dhe të gjithë donatorët që kanë participuar që të ndihmojnë familjet në nevojë dhe është zotuar se do t’i përmbush të gjitha detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje bashkëfinancimi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave në largim, Bedri Hamza, në kuadër të…