NDESHJA E FUTBOLLIT KOSOVË-IZRAEL NDESHJE SHEKULLI QE DO TA MBAN MEND HISTORIA E FUTBOLLIT BOTËROR

11 nëntor 2023 | 10:31

Ismet Sylejmani

Pas sulmeve terroriste te Hamasit palestinez me 7 Tetor 2023, mbi Izraelin dhe pas fillimit te luftes me te madhe prej se mban mend historia ne mes te Izraelit dhe Palestinës, me 10 Nentor 2023, ne Prishtinë ka zbarkuar kombetarja e futbollit te Izraelit per ndeshjen e cila ka qene dashur te zhvillohej me heret, por per shkak te bombardimeve eshte shtyer!

Populli shqiptar ne përgjithesi dhe populli shqiptar i Kosovës ne vecanti, kete ndeshje do ta mbajne ne kolonen e pare te arte te historise se futbollit, e cila do te mbahet mend e kurre nuk do te shlyhet nga memorja historike kombetare jo vetem e futbollit dhe sportedashesve, si nje thesar i madh dhe i paperseritshem!
Internacionalizmi i metejme dhe popullarizimi edhe me i madh i Kosoves, me kete ndeshje do te shenoje rritje dhe ngritje edhe me te madhe!
E gjithe bota e futbollit ne vecanti dhe sporti ne pergjithesi, me ndeshjen e pare te kombetares se Izraelit me kombetaren e Kosoves, pas fillimit te luftes Izrael-Palestine, do ta regjistroje jo vetem si ndeshjen e pare te Izraelit jashte vendit, te kombetares izraelite, por do te mahnitet me mikepritjen qe do ti organizohet kombetares izraelite, shteti i se ciles e ka denuar dhunen dhe terrorin serb mbi popullin shqiptar ne Kosove nga krimineli Millosheviq , dhe ka mbeshtetur nder te paret luften e armatosur te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves – UÇK, per liri e pavaresi dhe ka kontribuar dhe e ka perkrahur bombardimin nga SHBA dhe NATO mbi Serbine pushtuese dhe forcave te saja ushtarako policore neper Kosove gjithandej!

Populli shqiptar ne pergjithesi dhe Kosova ne vecanti, dashurine dhe respektin, mirenjohjen dhe nderimin per popullin hebre e ka manifestuar fuqishem neper histori!
Kjo do te perseritet edhe gjate kesaj ndeshje historike, por edhe gjithmone ne te ardhmen!

Ndeshja e futbollit Kosovë-Izrael, eshte dhe do te mbetet ndeshje shekulli, ndeshje e cila do te mbahet mend nga historia jo vetem e futbollit boteror!

Urojme qe kombetarja e Kosoves te shenoje fitore!

Prishtine, 11 Nentor 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, nuk merr…