Ndeshja Kosovë-Turqi, Hamza: Zemra e gjithë shqiptarëve anembanë rreh në një ritëm
31 mars 2026
| 16:46
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, para ndeshjes së sontme Kosovë-Turqi është shprehur se zemra e gjithë shqiptarëve anembanë rreh në një ritëm.
Ai ka shkruar në “Facebook” se në stadiumin “Fadil Vokrri”, siç ka thënë, djemtë tanë luajnë për historinë.
“Sonte, zemra e Kosovës, por edhe e gjithë shqiptarëve anembanë, rreh në një ritëm. Për fanellën, për fitoren, për ëndrrën që e kemi pritur kaq gjatë. Në Stadiumin “Fadil Vokrri”, djemtë tanë luajnë për historinë. Për sakrificat e gjata e të vështira”, ka shkruar Hamza.



