Haxhiu takon shefin e EULEX-it, flasin për zhvillimet aktuale në vend

31 mars 2026 | 16:44

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Në njoftimin e Kuvendit është bërë me dije se gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.

Po ashtu është bërë me dije se në këtë takim është rikonfirmuar përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit, është përkujtuar 27-vjetori…