Ndeshje interesante në basketboll

02 nëntor 2019 | 10:01

Xhiroja e tetë në Superligën e Kosovës në basketboll do të hapet me ndeshjen ndërmjet rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës,

Bashkimit dhe Sigal Prishtinës. Prizrenasit kanë katër fitore dhe dy humbje në këtë edicion, derisa prishtinasit, pesë fitore dhe një humbje. Të dielën do të zhvillohen tri ndeshjet e tjera të kësaj xhiroje. Golden Eagle Ylli, që vjen me ndryshime në shtabin teknik, do të përballet me Pejën. Therandasit kanë katër fitore dhe dy humbje në këtë edicion, kurse pejanët kanë tri fitore dhe tri humbje. Ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Trepçës dhe Feronikelit.

Mitrovicasit nga gjashtë ndeshje kanë një fitore dhe pesë humbje, kurse skuadra nga Drenasi, që debuton në Superligë, ka dy fitore dhe katër humbje. Xhiroja e tetë përmbyllet me sfidën ndërmjet Rahovecit dhe Ponte Prizrenit. Vreshtarët kanë pesë fitore dhe një humbje, kurse skuadra nga Prizreni ka katër fitore dhe tri humbje.

SUPERLIGA – basketboll

Të shtunën takohen:
19:00 Bashkimi – Sigal Prishtina
Të dielën takohen:
17:00 Golden Eagle Ylli – Peja
19:00 Trepça – Feronikeli
21:00 Rahoveci – Ponte Prizreni

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë sot do të mbajë mot i vranët dhe…