Ndeshje interesante në Superligën e futbollit

01 mars 2024 | 16:22

Tri ndeshje të javës së 23-të në Superligën e futbollit do të zhvillohen sot (e shtunë) dhe dy të tjera nesër (e diel).

Kampioni në fuqi dhe lideri aktual, Ballkani, ka përpara vetes një sfidë mjaft të vështirë, ku e pret Dukagjini në Klinë.

Suharekasit po kalojnë nëpër një formë jo të mirë dhe nëse dështojnë edhe ndaj Dukagjinit mund ta humbasin pozitën e parë në tabelë. Në krahun tjetër, klinasit kërkojnë të mbeten në garë për pozitën e pestë, pasi momentalisht janë të gjashtit dhe vetëm një pikë e ndan nga synimi.

Në ndeshjen tjetër, Llapi i shkon Feronikelit 74. Llapjanët nuk fituan në xhiron e fundit dhe tash kërkojnë tri pikët ndaj një kundërshtari aspak të lehtë. Skuadra e tretë në tabelë, Drita, i shkon Fushë-Kosovës. Të dielën Prishtina e pret Lirinë, kurse Malisheva luan në udhëtim te Gjilani.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajtimi i çështjeve të rëndësishme lidhur me barazinë gjinore në…