Ndodh në Rusi | Përpara përmbytjeve masive, disa priftërinj shkuan “të bekonin” digën që të mos çahej

11 prill 2024 | 19:55

Shpërthimi i një dige në qytetin Kurgan të Rusisë bëri që sasi të mëdha uji të vërshojnë duke përmbytur mijëra shtëpi dhe biznese.

Situata vijon të jetë e rëndë prej disa ditësh tashmë ndërsa jo vetëm qyteti, por edhe dhjetra fshatra përreth notojnë në ujë.

Sakaq, në rrjetet sociale janë përhapur pamjet tragjikomike se si një grup liderësh fetarë u përpoqën ta “bekonin” digën që të mos çahej rreth një javë më parë.

Priftërinjtë shkuan mbi digë përpara se ajo të çahej, si dhe fluturuan mbi të me helikopterë, duke iu lutur Zotit që “të mbante dorën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 22-vjeçare franceze, trupi i gjakosur i së cilës u…