Ndodhi edhe kjo, videotelefonatë nga hapësira

05 shtator 2021 | 09:44

Tre astronautë kineze biseduan me përfaqësues të të rinjve të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut, përmes një videotelefonate, të realizuar pasditen e së premtes.

Eksploruesit e kozmosit, të stacionit hapësinor Tiangong, iu përgjigjën pyetjeve të të rinjve dhe u treguan atyre se si të realizojnë eksperimentete, të bëjnë ushtrime dhe të pinë ujë në një ambient pa gravitet, citon “Xinhua”.

Nie Haisheng, Liu Boming e Tang Hongbo ndodhen në hapësirë që prej qershorit, kur udhëtuan me anijen kozmike Shenzhou-12.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjeku Ilir Alimehmeti mohon teoritë konspirative se vaksina ndikon në…