Ndriçohen parkingjet në ‘Bregun e Diellit’

05 shtator 2018 | 15:03

Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se në kuadër të projekteve infrastrukturore ka rregulluar ndriçimin në parkingjet e lagjes “Bregu i Diellit” në kryeqytet.

Kjo komunë ka theksuar se janë duke punuar për krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për të gjithë qytetarët e Prishtinës.

“U ndriçuan parkingjet në Bregun e Diellit, si dhe pjesa rreth qendrës tregtare. Po punojmë për të krijuar mjedis sa më të sigurt për në çdo pjesë të qytetit”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi, është takuar me…