Ndryshim i befasishëm në politikën e Erdogan: Do nisë epokë e re me Amerikën

27 maj 2021 | 00:10

Një ndryshim i papritur dhe tejet befasues ka ndodhur në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Amerikës për shkak të Erdogan. Presidenti i Turqisë gjatë një teleconference që mbajti me drejtuesit e ndërmarrjeve të mëdha amerikane u shpreh:

“Deklarata e Biden mbi ngjarjet e vitit 1915 i shtoi peshë marrëdhënieve tona me Shtetet e Bashkuara, por unë besoj se takimi që do të kemi me Z. Biden në Samitin e NATO-s do të paralajmërojë një epokë të re në marrëdhëniet tona.”

Më tej Erdogan u shpreh se ‘megjithë pikëpamjet tona të ndryshme me Shtetet e Bashkuara, ne kemi marrëdhënie aleate të rrënjosura thellë dhe u kushtojmë shumë rëndësi atyre.

“Falënderoj të gjitha kompanitë amerikane që i besojnë Turqisë dhe ekonomisë turke,”- ka përfunduar Erdogan.
Vetëm një javë më parë Erdogan kishte deklaruar se ‘Biden i ka dyert e lyera me gjak’ për shkak të luftës Gaza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ndryshimin e masës…