Gjykata serbe refuzon ndryshimin e masës së paraburgimit për Nezir Mehmetajn

27 maj 2021 | 00:05

Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ndryshimin e masës së paraburgimit për shtetasin e Kosovës, Nezir Mehmetajn, i cili akuzohet për krime lufte në Kosovë.

Gjyqtari refuzoi kërkesën e avokatit mbrojtës për të zëvëndësuar masën e paraburgimit me qëndrim në shtëpi nën përcjellje elektronike.

Në seancën dëgjimore më 26 maj, kryetari i trupit gjykues deklaroi se rrethanat nuk kishin ndryshuar me kohën kur u zgjat paraburgimi, si dhe se procedura e apelimit për zgjatjen e paraburgimit ishte në proces

Më 4 janar 2020, Nezir Mehmetaj u arrestua nga policia serbe në vendkalimin Merdare, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me një urdhër të lëshuar nga institucionet e drejtësisë serbe.

Që atëherë ai është mbajtur në paraburgim në Beograd.

Mehmetaj akuzohet për pjesëmarrje në vrasjen e shtatë njerëzve dhe djegien dhe plaçkitjen e shtëpive në fshatin Rudicë në komunën e Klinës, si anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njerëzve do t’ju mundësohet të vendosin nëse dëshirojnë t’i bëjnë…