Ndryshimi i nevojshëm edhe në shtabin teknik

02 prill 2021 | 10:38

Kosova zhvilloi tri ndeshje në muajin mars, duke e fituar miqësoren me Lituaninë (4-0), pastaj humbi kualifikuesen nga Suedia (0-3) dhe Spanja (3-1).

Një prej më të kritikuarave nga analistët ka qenë trajneri Bernard Challandes, për të cilin besojnë se nuk ka çfarë të ofrojë me shumë në përfaqësuese dhe duhet një trajner tjetër.

Lidhur me këtë temë foli edhe Musa Selimi, i cili ka deklaruar se puna e trajnerit matet me rezultate dhe ato janë duke i munguar Challandesit, prandaj një ndryshim duhet të ndodhte.

“Federata është kompetente për punën e trajnerit, por ajo që po shohim është se rezultatet po mungojnë. Puna e trajnerit matet vetëm me rezultate, prandaj ndoshta një ndryshim në shtabin teknik do të ishte mirë që të ndodhte”, ka thënë Selimi për “Epokën e re”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i njerëzve të vaksinuar kundër koronavirusit në Shtetet e…