Ndryshohet masa për deputetin Shkumbin Demaliaj

04 tetor 2018 | 17:54

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën për deputetin e AAK-së, Shkumbin Demaliaj.

 Nga masa e paraburgimit prej 30 ditësh, masa për të ka ndryshuar në arrest shtëpiak, ka bërë me dije avokati i Demaliajt, Arianit Koci.

 “U aprovua ankesa ime. U ndryshua masa e paraburgimit në arrest shtëpiak, për Shkumbin Demaliajn”, ka thënë Koci.

Demaliaj ishte arrestuar pasi kishte kërcënuar publikisht ish-prokurorin Elez Blakaj, i cili kishte hetuar çështjen e veteranëve të UÇK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Flamurtarit dhe ajo e Gjilanit kanë luajtur sot…