Ndryshon sërish moti në Kosovë, të enjten pritet të ketë shi dhe borë

18 shkurt 2020 | 20:44

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditëve në vazhdim do të ketë rënie të temperaturave si dhe në rajonin e Dukagjinit parashihet të ketë sërish erë.

Në njoftimin e bërë nga IHMK thuhet se të mërkurën moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell, vranësirat gjatë ditës do të jenë stabile, ndërsa kah mesi i natës dhe gjatë ditës së enjte parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset malore parashihet të bie borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë celsius.

Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare ditën e mërkurë, ndërsa ditën e enjte shpejtësia e erës do të rritet deri 11m/s në rrafsh të Kosovës kurse pjesa veriore e Dukagjinit shpejtësinë maksimale të erës parashihet ta arrijë mbi 20m/s.

Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato do të jenë relativisht stabile, për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kohën kur Kosova gjendet përballë sfidave të politikës së…