Në 20-vjetorin e ‘Epokës…’, lexuesit uruan kështu

26 janar 2020 | 21:19

Gazeta e përditshme “Epoka e re” është themeluar më 15 dhjetor 1999, por numri i saj i parë ka dalë më 25 janar 2000.

Të shtunën “Epoka e re” ka mbushur 20 vjet që nga numri i parë. Në këto vite gazeta ka pasur edhe sfida, disa të rënda e disa të lehta, por deri më sot i ka kaluar të gjitha me sukses. Sot, për këtë moshë të saj, kanë uruar personalitete të jetës politike, arsimore, shkencore. Ata të cilët e kanë blerë dhe e blejnë për çdo ditë. Ata që kanë kujtuar vitet e tekstet e “Epokës së re” janë të shumtë. Edhe urimet për të nga ta janë të shumta e të ndryshme. Çdo mik i saj e dashamirës i shpreh jetëgjatësi dhe punë të pandalshme, sikurse deri më tash, punë të guximshme, profesionale dhe morale.

Në këtë përvjetor jubile, botuesi i gazetës “Epoka e re”, Muhamet Mavraj, ka falënderuar kolegët dhe gazetarët e tanishëm si dhe qindra mijëra lexues të çmuar të gazetës, dhe miqtë përkrahës të saj.

Ai ka thënë se janë hapur e mbyllur rreth 15 gazeta të përditshme, por të ecësh fikall vetëm, për fije të perit, dhe të thuash ende botojmë një gazetë të shtypur, nuk është tregim aq i vockël në Kosovë.

“20 vjet ‘Epoka e re’ dhe një urim për një njeri special. U rrumbullakuan 20 vjet jetë të gazetës së përditshme ‘Epoka e re’. Nuk bëmë poterë as në këtë përvjetor, ndonëse jubile. Pas pak ditësh do të botohet numri 6 000 i gazetës. Janë hapur e mbyllur rreth 15 gazeta të përditshme. Të ecësh fikall vetëm, për fije të perit, dhe të thuash ende botojmë një gazetë të shtypur, kështu siç dimë e mundemi mu nëpër këtë fije peri dhe nëpër vrimë gjilpëre, nuk është tregim aq i vockël në Kosovë. Shpresojmë të shihemi në numrin 6 000 pas dy javësh me të gjithë ish-gazetarët, bashkëpunëtorët e redaktorët tanë dhe të shpërnderojmë ndonjë kujtim. Janë qindra. Sa për festa, seç u humbi lezeti diku të gjithave. Mbase, u kthehet një ditë! Unë dua t’i falënderoj të gjithë ata kolegë dhe gazetarët e tanishëm si dhe qindra mijëra lexuesit tanë të çmuar, gjithsesi juve miq, për përkrahjen e sinqertë! Me lejen tuaj, miq, dua ta falënderoj në mënyrë speciale një njeri dhe t’ia uroj këtë përvjetor. Është më besniku që e kam njohur dhe shpesh më i panjohuri për mua. Nuk di ta përshkruaj në tërësi strukturën e motivimit të tij shembullor: Shkëmbim Krasniqi, redaktor teknik, ai që e faqos gazetën çdo ditë. Po bëhen 6 000 numra dhe nuk ka munguar asnjë ditë në punë. Ndoshta është i vetmi shembull në botë. Nuk pushon kurrë, se ka frikë mos zhduket ‘Epoka e re’ kur të kthehet nga pushimi. Një përqafim të ngrohtë!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” botuesi Mavraj.

Disa nga urimet e lexueseve me rastin e 20-vjetorit të gazetës “Epoka e re”

Nait Hasani, ambasador i Kosovës në Shqipëri: Urime “Epokës së re” 20-vjetorin…

Safete Hadergjonaj, ish-deputete: Urime, një gazetë shembull për mediet në Kosovë dhe më gjerë. Ta pasqyrosh aktualitetin ditor, të shkruash me origjinalitet për ngjarjet, ta pasqyrosh realitetin pa anime ditore, të shkruash për të arriturat, por edhe të jesh kritik kur duhet, nuk është punë e lehtë. Këtë e ka bërë “Epoka e re” dhe ka mbetur gazeta më e besuar në Kosovë. Ju përgëzoj juve dhe mbarë stafin për punën e bërë jo pa vështirësi, por me profesionalizëm e me etikë mediale. Ju lumtë!

Hajdar Beqa, ish-deputet: Urime dhe suksese të reja!

Merita Makolli, vajza e veprimtarit Shasivar Makolli: “Epoka e re” ishte dhe mbeti shtëpia jonë, aty ku rrëfyem shpirtin dhe u ndiem të sigurt… uroj punë të mbarë dhe shumë suksese për gjithë stafin! Faleminderit Muhamet Mavraj!

Ismail Syla, shkrimtar: Jeni gazeta më e qëndrueshme, një arrë e fortë që nuk e theu askush deri më tani!

Elmi Reçica, deputet: Urime, suksese!

Luljeta Veselaj-Gutaj, ish-deputete: Urime! Suksese të mëtejme!

Eqrem Zenelaj, profesor universitar: “Epoka e re” ka bërë epokë! Urime! Suksese! Mbarësi!

Agim Rexhepi, shoqata “Miqtë e Amerikës”: Urime! Dëshiroj që të festoni edhe shumë e shumë jubile të tjerë!

Musa Selimi, profesor: Urime, urime! Mendoj se “Epoka e re” është një gazetë që lidhet edhe me historinë e re të Kosovës, duke rrugëtuar së bashku! Suksese!

Fatmir Bytyçi, gazetar: Urime “Epoka e re”! Jam i lumtur që kam qenë pjesë e një mediumi te fuqishëm siç është “Epoka e re”. I uroj nga zemra çdo të mirë dhe suksese…

Nexhmedin Spahiu, opinionist: Muhamet Mavraj dhe “Epoka e re” janë sinonim i Kosovës së dinjitetshme, nderit dhe krenarisë për mbrojtjen dhe kultivimin e vlerave patriotike që në Kosovë kanë ekzistuar në dy dekadat e fundit, por që kanë qenë në minorancë të thellë. Së këndejmi, Muhamet Mavraj është një hero i Kosovës.

Burim Etemaj, ish-kryeredaktor i “Epokës së re”: E guximshmja, “Epoka e re”, urime ditëlindjen e 20-të! Në këtë gazetë, si shumë vajza dhe djem të ri, që u bënë emra të njohur të gazetarisë në Kosovë, kisha fatin edhe unë ta mësoj ABC-në e gazetarisë dhe të rritem profesionalisht. Në këtë 20-vjetor, si ish-kryeredaktor, uroj nga zemra që “Epoka e re” mos të ndalet kurrë në misionin e shenjtë: informimin e drejtë, të saktë, por dhe të guximshëm. Një urim i veçantë shkon për botuesin, Muhamet Mavraj, drejtorin Sadik Zeqiri, kryeredaktorin aktual, Mal Qorraj, redaktorin teknik, Shkëmbim Krasniqi, gazetarët, si dhe gjithsesi për lexuesit besnikë të “Epokës së re”. Suksese të pafundme!

Halil Selimi, ish i burgosur politik: Gëzuar dhe me 60 000!

Fatmir Shurdhaj, ish-kandidat për deputet: Urime 20-vjetorin gazeta e guximshme “Epoka e re”! Urime atyre që kanë punuar dhe ende punojnë. Ju dëshiroj suksese të mëtejme.

Lulzim Sahiti: Urime dhe suksese të vazhdueshme për “Epokën e re” dhe gjithë stafin e saj.

Lumnije Demi: Urime dhe suksese në vazhdimësi, i nderuar miku ynë Muhamet Mavraj, ty dhe gjithë bashkëpunëtorëve të “Epokës së re”.

Tomë Gashi, avokat: Edhe 100 të tjera. Urime!

Faton Thaçi, zëvendësministër i MTI-së: Urime dhe suksese të mëtutjeshme!

Ramize Murtezi-Shala, gazetare: Shumë urime 20-vjetori i gazetës! Ndihem shumë e lumtur që për një kohe isha pjesë e saj, madje aty mora hapat e parë të gazetarisë. Gjithkund me krenari flas për atë kohë se si me dashuri të madhe kemi punuar për të dalë në dritë diçka e mirë! Uroj shumë që kurrë të mos ketë fatin e disa gazetave të tjera! Urime!

Shpend Fazliu, zëdhënës në QKUK: Shumë urime juve dhe krejt stafit të gazetës! Shëndet dhe suksese edhe për shumë vjet të tjera!

Ylber Çitaku, opinionist: Urime përvjetori i 20-të i gazetës “Epoka e re”! Suksese të pafundme për gazetën ju z. Mavraj dhe gjithë stafit!

Shefqete Gosalci, poete: Gazeta “Epoka e re” ishte dhe mbeti gazetë e dritës, e diellit në qiellin e vranët të Kosovës. Që kur lindi eci vetë vertikalisht! Edhe gjatë rritjes nuk iu hetua adoleshenca, ashtu si fëmijë i burrëruar para kohe eci kryelartë nëpër relievin e ashpër.

Naim Krasniqi, fizikan: Është një kënaqësi e pa imagjinueshme  që në Kosovë dhe jashtë saj, duke përfshi edhe mënyrën elektronike  botohet e vetmja gazetë “Epoka e re”, e cila përpos shkrimeve të pa anshme të saj të të gjitha fushave, merret edhe me botime shkencore. Parandej, përzemërsisht e falënderoi botuesin e saj Muhamet Mavraj, si dhe kryeredaktorin Mal Qorraj duke e përfshi edhe të gjithë stafin e saj, që të vetmit më hapën derën, dhe më bën të mundshme botimin e zbulimeve të shkencore të mia, në vitin 2016,2019 dhe tani që janë në botim 2020. Të cilat botime edhe tani, duke u mbështetur po në këtë gazetë shkencore kanë filluar të botohen edhe në revista shkencore ndërkombëtare. Në emrin tim dhe të familjes sime ju uroi suksese në punën e juaj në kohen e tanishmen dhe të ardhmen.

Ragip Gjoshi, profesor: “Epoka e re” për këto dy dekada ishte një enciklopedi modeste e të gjitha zhvillimeve që lidhen me shtetkrijimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Qëndroni kështu, vertikalisht! Rritë të mëtejme kësaj të përditshmeje! Suksese të reja editorit dhe gjithë stafit!

Mustafë B. Kadriaj, ekonomist: Suksese të mëtutjeshme për gazetën “Epoka e re”, duke uruar të ketë vetëm ditëlindje.

Nehat Mustafa: Urime dhe suksese “Epoka e re” dhe juve që e mbajtët gjallë për 20 vjet!

Maxhun Osmanaj, arsimtar dhe letrar: Urime dhe suksese 20-vjetori i shtegtimit krenar “Epoka e re”. Ajo ishte dhe mbeti një zë krenar, zë i popullit me gjithë ato tundime, krajata, shpresa dhe vizione. Ajo ishte sofër e mendimit për çdo bashkëpunëtor në shumë fusha jete. Suksese në vazhdimësi!

Baki Rexhepi, gazetar: Urime përvjetori dhe numri i 6 000! Shumë suksese edhe më tej juve Muhamet dhe tërë ekipit tuaj!

Flamur Hyseni, profesor: Urime! “Epokës së re” jetë të gjatë!

Agim Shahini, kryetar i AKB-së: “Epoka e re” ishte dhe mbeti gazeta më e guximshme shqiptare, por edhe partnere e qëndrueshme e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB). Urime dhe suksese të gjithë stafit të gazetës.

Bekim Alirexhaj, ish-bashkëpunëtor i “Epokës së re”: Urimedhe suksese! Kisha kënaqësinë dhe privilegjin pak shumë të kontribuoj në gazetën “Epoka e re” në vitet e pasluftës në Kosovë. Respekt për ju dhe stafin e “Epokës”.

Besnik Kada, zyrtar i BQK-së: Urime Muhamet Mavraj, suksese, e “Epoka” të shtegtojë e lirë në mesin e masmedias shqiptare sikurse deri tani, e drejtuar nga një kapiten i vetëm si ju! E rrallë në medien tonë.

Ardian Jashari: I uroj jetë të gjatë “Epokës së re” dhe juve që e mbani gjallë në këto ditë egërsie për gazetat dhe jo vetëm!

Erald Selca, veteran i UÇK-së: Uroj t’i mbijetoj kohës “Epoka e re”! Urime dhe sa më shumë lexues besnikë!

Ramiz Krasniqi, avokat: “Epoka…” ishte zëdhënëse e luftës së UÇK-së!

Florent Muqaj, profesor: Shumë urime… edhe më shumë suksese tutje!

Shefqet Cakiqi-Llapashtica: Urime! Kam bindjen se e ka arsyetuar emrin “Epoka e re” edhe si pjesë e atij ndryshimi!

Hazir Mehmeti: Urime “Epoka e re”! Përgëzime dhe urime botuesit dhe stafit të saj! Jemi më të fortë me ju drejt aty ku synohet: “Epoka e re”!

Nexhat Buzuku: Mrekulli, gazeta e shtypur është sikur ajri që e thithë në natyrë, e ke me vete kudo që shkon, kudo që ndodhesh, nuk i duhet as bateri e as valë… urime 20-vjetori i gazetës “Epoka e re”! Mos u ndaltë kurrë!

Lirie Avdiu: 20 vjet veprimtari janë shumë, por janë edhe vetëm fillimi i një epoke! Shumë e shumë vite të tjera janë para, prandaj pranoni urimet e mia për mbarësi dhe suksese me tutje. Gëzuar!

Qëndresa Mustafa, ish-gazetare e “Epokës së re”: Urime Muhamet! Kënaqësi që isha pjesë e këtij mediumi. Faleminderit për shumëçka!

Fanol Shala: Për shënimin e 20-vjetorit të gazetës që dha shembullin e gazetarisë në vend! Mos të ndaleni sa të frymojmë. Urime!

Afërdita Sopjani-Peci: Suksese “Epoka e re”, 20 vjet rrugëtim në kohë pa kohë! Numrat dhe vitet qofshin gjithmonë frymëzim për punën dhe përkushtimin. Suksese tutje i nderuar Muhamet Mavraj!

Ahmet Maloku: Muhamet Mavraj, urime për punën e madhe! “Epokës së re” edhe shumë e shumë numra.

Afrim Mustafa, studiues: Urime përvjetori i gazetës së vërtetë dhe thellësisht të guximshme “Epoka e re”… e përditshmja reale, shumë objektive dhe 1 milion për qind më e paanshme nga të tjerat. Urime numri i 6 000 i gazetës që nuk u ndal e s’ndalet natë e ditë për të sjellë dritë në Kosovë e shqiptari! “Epoka e re”, me triumfe, drejt shekullit XXII, Shkëmbim Krasniqit edhe në numrin 60 000, është aty… “Epoka e re”, heroinë e epokave tona, Muhamet Mavraj, hero i Kosovës dhe shqiptarisë…

Aida Selimaj: Urime dhe suksese për stafin e “Epokës”! Të gëzoni edhe ditë të tjera!

Arbnor Sadiku, politolog: Urime i nderuar! Është e vetmja e përditshme që shkruan lirshëm pa anime dhe nuk i përket një force të caktuar politike, por lexuesve që duan të mirinformohen e jo të keqinformohen me lajme që anojnë sa nga një parti, sa nga një tjetër! “Epoka e re”, gazeta më e guximshme shqiptare! Fraza që e ka identifikuar këtë gazetë.

Xheladin Mjeku, poet: “Epoka e re” mund të konsiderohet si njëra nga dritaret më të hapura, përmes së cilës reflektuan drita premtuese dhe shkëlqim agimesh të ndritura të një epoke të re, që po krijonim si shoqëri që përjetuam luftën, por nuk u zmbrapsëm në ndërtimin e ardhmërisë në kohën e re. Edhe atëherë kur na informonte, edhe atëherë kur nuk mungonte përkrahja e krijuesve të shumtë që po sprovoheshin me shkrimet e tyre të para, “Epoka e re” u qëndroi kujdestare e denjë në përkrahje të pandalur, për të krijuar kështu emra e vlera të reja. Uroj që numri 6 000 të bëhet shifër e shumëfishtë, duke përshkuar mesazhet e fuqishme të një shoqërie që ndërton vlera! Sukseset qofshin të pandalshme edhe në të ardhmen, “Epoka e re”!

Izet Aliu: Urime gazetës më të guximshme shqiptare! Urime edhe njeriut më të guximshëm Muhamet Mavraj që asnjëherë nuk ka lejuar që gazeta të mos ketë guxim!

Fatmir Beka: Urime juve (Muhamet Mavraj) dhe të gjithë stafit! Uroj e besoj se do të mbeteni besnik ndaj informimit objektiv, të drejtë e të paanshëm! Kam respekt të veçantë për punën tuaj si para daljes së gazetës, ashtu edhe gjatë këtyre viteve! Gjithnjë vertikal e ballëhapur dhe i pajoshur nga grupet e ndryshme të cilat shumë gazeta i kanë shndërruar në paçavure! Shëndet e shumë suksese!

Agush Buja, veprimtar: Urime, shëndet e punë të mbarë!

Isa Sejdiu: Urime, urime! Gazeta “Epoka e re” mbetet një gazetë e qëndrueshme dhe e besueshme për lexuesin kosovar, që nuk vihet në shërbim të politikave ditore, por të çështjes kombëtare.

Qerim Rexhaj: Përgëzime i nderuar Muhamet! “Epoka e re” ishte dhe mbeti fillimi i një drite në terrin informativ të Kosovës. Ajo ishte dhe mbeti plotënia e ndërgjegjes së munguar të idealeve dhe zërit të lirisë ndër breza. Urime dhe përgëzime!

Qemajl Rexhepi: Urime ky jubile i “Epokës së re”, juve z. M. Mavraj dhe gjithë stafit përcjellës! Një gazetë e cila në çdo çast ishte në mbrojtje të vlerave më sublime të popullit, UÇK-së!

Jeton Mazrekaj, gazetar: Urime viti jubilar edhe shumë vite të tjera! Ishte kënaqësi që isha korrespodent nga komuna e Deçanit nga 2004 deri në 2007. Suksese të mëtejme!

Ilir Ismajlaj: Urime, urime e suksese! Gjithë këtë kohë e kam lexuar vetëm këtë gazetë. “Epoka re”, respekt për ju i nderuar (Muhamet Mavraj), se ke qenë real në shkrime e në lajme.

Skënder Shabani, QKUK: Urime, ju priftë e mbara në të ardhmen! Suksese!

Xhevdet Smakiqi: Urime 20 vjet “Epoka e re”, gazeta më e guximshme shqiptare!

Meti Belaj: Urime 20-vjetorin e gazetës “Epoka e re”, ty i nderuar Muhamet Mavraj, lexuesit, dhe gjithë stafit të gazetës! Urime për punën e palodhshme dhe kontributin tuaj të madh në ngritjen e nivelit të vetëdijes individuale dhe kolektive të shoqërisë shqiptare! Tranzicioni i çdo shoqërie mbetet barra më e rëndë e një redaksie mediale të profesionalizuar. Suksese në çdo hap të përballjes me realitetin e sotëm dhe atë të nesërm të shoqërisë tonë përparimtare! Respekt!

Hakif Mehmeti: Shumë urime i nderuar z. Muhamet Mavraj për përvjetorin e 20 të gazetës “Epoka e re”, gazetë në të cilën gjithmonë ne lexuesit e rregullt gjetëm vetëm të vërtetën rreth zhvillimeve në vend dhe jashtë. Sidomos merita të veçanta, z. Mavraj, keni për mbrojtjen e vlerave të luftës së drejtë të UÇK-së. Respekt juve dhe gjithë stafit të gazetës!

Miniere Berisha-Terbunja: Urime “Epoka e re”! Jam krenare që për disa vite isha pjesë e stafit të gazetës! Në Epokë nisa profesionin e gazetares, uroj qe të ketë edhe shumë e shumë numra të tjerë! Gëzuar 20-vjetorin!

Ajet Shala: Ju përgëzoj për punën e ju dëshiroj shumë mbarësi në vijim. Drejt sukseseve të reja në punën e palodhshme dhe me vlerë. Respekt.

Rreze Duli: Urime Muhamet Mavraj uroj që të vazhdoni me punën e mirë.

Selvije Halimi, ish-deputete: Ju lumtë dhe urime!

Shemsi Syla, ish-deputet: Urime, suksese të mëtutjeshme!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë janë publikuar pamjet e para nga aksidenti që i…