Në 2018-n ndërtohen dhjetë shtëpi për raste sociale në Obiliq

04 dhjetor 16:32

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Obiliqit, Ibush Mjekiqi, është takuar me drejtoreshën e organizatës joqeveritare me seli në Prizren, Head of ASB Kosovo, Dafina Hoxhën.

Në këtë takim u diskutua programi për rindërtim i kësaj organizate gjithashtu edhe ai për mbështetje në mekanizmin bujqësor.
Për vitin tjetër parashihet ndërtimi i dhjetë shtëpive për të gjitha komunitetet të cilat do të financohen nga ministria e Jashtme e Gjermanisë me participim edhe të Komunës së Obiliqit, transmeton “Klan Kosova”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Gani Sejdiu dhe drejtuesit e Trepçës ’89 nuk kanë…