Në 24 orët e fundit, 7 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

21 janar 2021 | 15:27

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 7 viktima nga Covid-19, raporton “Epoka e re”.

Në njoftimin për medie, ky institut ka treguar se rastet e vdekjes janë nga Deçanit, Ferizaj, Istogu, Prizreni, Rahoveci, Vitia dhe Vushtrria.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (91 vjeç), Ferizaj 1 rast (40 vjeç), Istog 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (42 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç), Vushtrri 1 rast (81 vjeç).  Numri total i rasteve pozitive është 57.028 raste nga 214.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.433 raste të vdekjes”, ka njoftuar instituti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse në qytetin e Deçanit është i lokalizuar tregu…