Në 24 orët e fundit, nëntë të shëruar dhe katër raste të reja me Covid në Malishevë

11 prill 2021 | 12:53

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nëntë persona janë shëruar nga Covid-19 dhe janë regjistruar katër raste të reja.

Këto të dhëna janë të konfirmuara dje nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga regjistrimi i rastit të parë më 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 1000 raste, prej tyre 867 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me Covid janë edhe 83 raste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dyshja e Paris Saint Germain, Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi…