Në Artanë nxirren trupat e pajetë te minatorëve, dërgohen për obduksion

03 qershor 2020 | 01:19

Pas rreth 14 orëve kanë arritur të nxirren trupat e pajetë të minatorëve Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi nga Miniera e Artanës.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, Hysen Vrajolli, ushtrues detyre i kryeshefit të “Trepçës”.  “Ekipet e angazhuara kanë arritur rreth orës 00:20 të nxjerrin trupat e e pajetë të punëtorëve të të minierës. Pas përfundimi të aksionit trupat janë dërguar në obduksion. Të gjithë të pranishmit që ishin tubuar, tanimë janë shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre”, ka deklaruar Vrajolli.

(A.Mavraj/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, do të jetë befasia…