Në Bresalc të Gjilanit gjenden 42 granata të vjetra

12 nëntor 2021 | 23:35

Gjatë të enjtes janë gjetur dhe deminuar 42 granata dore në fshatin Bresalc të Gjilanit gjatë punimeve që po i bënin për hapjen e një rruge në pronën e Xhemajl Gashit.

Në vendin e ngjarjes fillimisht u ftuan njësitë policore, ndërsa më pas kishin shkuar edhe forcat e FSK’së dhe ato të KFOR’it.

“Kanë ardhur FSK’ja dhe KFOR’i dhe filluan të hulumtojnë. Kur i kanë mbledhur doli të jenë 42 copa”, tha Gashi, pronar i tokës.

Nga policia për rajonin e Gjilanit i thanë Klan Kosovës se granatat dyshohen të jenë të modelit M35 të prodhuara në Itali.

Një gjë të tillë Gashi pohon se iu tha edhe një ditë më parë nga forcat paqeruajtëse.

“KFOR’i lajmëroi se këto munden me qenë të 44 ose 45”.

Xhemajl Gashit i është thënë se edhe gjatë të premtes në pronën e tij do të ketë njësi të FSK’së dhe KFOR’it, por që këta të fundit nuk u panë aty, së paku deri në ora 15:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot përmbyllet fushata e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale…