Në Ditën e Evropës, Hoxhaj kritikon qeverinë dhe BE-në për izolim

09 maj 2021 | 20:31

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Ditën e Evropës ka akuzuar LV-në për çështjen e liberalizimit të vizave.

Hoxhaj nëpërmjet një postimi në “Facebook” thotë se qeveria e sotme, njëherësh opozita e dikurshme, ka lëkundur besimin e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ka dëmtuar shumë herë progresin e arritur.

Postimi i plotë:

Edhe 9 maji i vitit 2021, Dita e Evropës, e gjen Kosovën pa liberalizim të vizave, pa status të kandidatit dhe, fatkeqësisht, pa rrugë të qartë për të ardhmen evropiane.

Qeveria e sotme, opozita e dikurshme, ka lëkundur besimin e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ka dëmtuar shumë herë progresin e arritur.

Po ashtu, edhe vetë BE-ja është vonuar në përmbushjen e premtimeve dhe obligimeve karshi qytetarëve të Kosovës, posaçërisht në liberalizimin e vizave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e Kosovës…