Në ditën kur Xhabir Zharkut i vdes nëna, Policia ia bastis shtëpinë

21 shkurt 2020 | 22:23

Sot ka ndërruar jetë nëna e Xhabir Zharkut.

Lajmin e ka bërë të ditur një nga miqtë e tij.

“Miq të nderuar, ju njoftoj se sot ndrrojë jetë nëna e Xhabir Zharkut, i cili aktualisht po mbahet i kidnapuar nga shteti i Kosovës në emër të drejtësisë”, ka shkruar Bedri Elezi në profilin e tij në Facebook.

Po në këtë ditë, por në orët e hershme të mëngjesit – familja Zharku ka pësuar edhe një shqetësim tjetër.

Në Kaçanik policia ka bastisur pronat e familjarëve të Xhabir Zharkut.

Aty kanë gjetur disa armë dhe pajisje elektronike. Por, familja mohon se ato janë përdorur për kërcënimin e prokurorit të rastit të ish-kryetarit të Kaçanikut.

Detajet në videon më poshtë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është djegur një veturë mbrëmjen e sotme në rrugën “B”…