Në Drenas ndalohet shitja e fishekzjarrëve për personat nën moshën 18-vjeçare

18 dhjetor 2018 | 12:44

Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët e kësaj komune se ka marrë vendim për subjektet afariste, ku personave nën moshën 18-vjeçare të mos iu shiten fishekzjarrët.

Po ashtu kjo komunë ka marrë vendim për ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve në hapësirat publike gjatë festave të fundvitit.

“Pasi që jemi në prag të festave të fund vitit dhe produktet piroteknike/fishekzjarrët janë në sasi të madhe në treg dhe ne duar të konsumatorëve, Drejtoria e Inspeksionit kërkon nga subjektet afariste që zhvillojnë veprimtari të tregtisë, të ndalojnë shitjen e produkteve piroteknike/fishekzjarrëve nga personat e paautorizuar dhe të palicencuar për shitjen e tyre si dhe të miturve nën moshën 18-vjeçare. Kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci ka marr vendim që të ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fund vitit në hapësirat publike dhe zona të banuara, përjashtimisht datës së 31.12.2018 nga ora 23:00-00:30, 01.01.2019. Personat që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim do të gjobiten në shumën në shumë prej 100 euro”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka përgëzuar 30…