Në dy shkolla të Mitrovicës ligjërohet për rolin e QPS-së në mbrojtjen e fëmijëve

21 shkurt 2020 | 14:22

Në vazhdën e takimeve me nxënës të shkollave në Mitrovicë, drejtori i Qendrës për Punë Sociale (QPS), Gani Mustafa, së bashku me përfaqësuesin nga “Handikos”, Edin Lahi, kanë mbajtur ligjëratë në shkollën “Hasan Prishtina” dhe gjimnazin “Frang Bardhi” në lidhje me rolin e kësaj qendre në mbrojtjen e fëmijëve.

Me këtë rast, drejtori i QPS-së, Gani Mustafa, ka informuar nxënësit për rëndësinë e sensibilizimit të qytetarëve mbi rolin e QPS-së, në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare për personat në nevojë, si dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve relevante mbi parandalimin e dukurive negative tek fëmijët.

Ndërsa përfaqësuesi nga “Handikos”, Edin Lahi, ka përmendur faktin se roli i Qendrës për Punë Sociale tek shoqëria përkundër që është shumë i gjerë, ajo është e njohur fatkeqësisht vetëm si ofrim i ndihmës materiale sociale, mirëpo përmes këtyre ligjëratave do të bëhet vetëdijesimi i ofruesve të shërbimet në institucionet arsimore, por edhe të nxënësve mbi fushat e ndryshme të mbështetjes që ofron QPS-ja.

Në fund drejtorët e shkollave në fjalë kanë falënderuar iniciatorët e këtij projekti, duke i vlerësuar të nevojshme ligjëratat e tilla, përmes të cilave mund të rritet vetëdija edhe për raportim dhe ofrim të shërbimeve tek personat në nevojë, duke e potencuar rritjen e bashkëpunimit mes të shkollës dhe QPS-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë përsëritur thirrjen për…