Në dy vitet e fundit kam përzënë nga Maqedonia 17 diplomatë rusë

18 mars 2024 | 08:38

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mbrëmë në emisionin “Politika” ka treguar se sa diplomatë rusë ka dëbuar brenda dy viteve të mandatit të tij si kryediplomat.

Osmani lavdërohet se brenda mandatit të tij si ministër i Jashtëm ka larguar nga RMV-ja 17 diplomatë rusë.

“Vetëm në dy vitet e fundit kam përzënë nga Maqedonia 17 diplomatë rusë, i kam shpallur persona non grata. A e dini pse i kam shpallur? Sepse i kam zënë drejtpërdrejt duke komunikuar me njerëz nëpër institucione të rëndësishme”, ka thënë ministri Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ju ndoshta keni klikuar butonin për të konfirmuar që nuk…