Në fillim e sulmoi, por Efi i flet Deas keq për Luizin, pas prishjes së raporteve me të

20 prill 2023 | 13:00

Luizi dhe Efi, kishin miqësi të dikurshme deri në momentin që kjo e fundit u eliminua. Pak javë më parë, Efi bashkë me Kiarë, Bledin dhe Ronaldon u rikthyen në “BBVA”, për të vazhduar rrugëtimin e tyre.

Me tu informuar se vetëm njëri nga ata mund të prekin finalen, filloi gara e vërtetë. Efi nuk u prit edhe aq mirë nga miku i tij, Luizi, i cili tregoi hapur që e do Kiarën në finale.

“Prime-n” e kaluar dyshja u përballën me njëri-tjetrin me të thënat e tyre në dhomën e rrëfimit.

Produksioni kishin hedhur pamjet kur Efi e kishte “sharë” Luizin, e gjithashtu edhe fjalët e këtij të fundit.

Pas “prime-t”, Efi dhe Kiara, kanë debatuar me njëra-tjetrën, teksa moderatorja nuk ka duruar dhe ka shpërthyer në lot.

Së fundi, Efi ka befasuar me veprimet e saj teksa ka folur kundër Luizit dhe Kiarës tek Dea.

Dea ishte ajo e cila kishte nxjerrë në nominim treshen, teksa ishte Efi ajo e cila u eliminua.

E pas rikthimit, Efi ishte shprehur se do të merrej me të për ta nxjerr nga shtëpia, madje edhe e kishte “sulmuar” me fjalë të rënda.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Ligës së Kampionëve, sonte do të mësohen çiftet gjysmëfinaliste…