Në fshatin Krushë e Madhe përurohet objekti i ri i zyrës së gjendjes civile

08 shkurt 2018 | 14:53

Në fshatin Krushë të Madhe të komunës së Rahovecit është përuruar objekti i ri i zyrës së gjendjes civile.

Me ndërtimin e këtij objekti, punëtorëve të cilët punojnë aty dhe qytetarët të cilët shkojnë për t’u pajisur me dokumente nga tani e tutje do t’ju ofrohen kushte shumë më të mira. Objekti i ri i zyrës së gjendjes civile në këtë fshat, ka hapësirë prej 150 metrash katror dhe është investim nga buxheti komunal. Ky investim kap vlerën prej 42 mijë e 866 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëmbim Salihu ka bërë me dije se ka refuzuar në…