Në fundjavë Final 4 i Superligës U18

28 maj 2021 | 15:06

Në fundjavë (të shtunën dhe të dielën) do të zhvillohet Final 4 i Superligës U18 në konkurrencën e meshkujve.

Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me sistem eliminimi.

Garat në këtë kategori kanë filluar në fund të muajit mars dhe janë zhvilluar nëntë xhiro.

Marigona Hill Prishtina dhe Trepça janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale, kurse gjysmëfinalistët tjerë janë përcaktuar pas ndeshjeve çerekfinale, ku Vushtrria Basket ishte më e mirë se Istogu dhe Peja më e mirë se Bashkimi.

Në gjysmëfinale do të përballen Trepça me Vushtrria Basket dhe Marigona Hill Prishtina me Pejën.

Të dielën zhvillohet ndeshja për vendin e tretë dhe finalja e madhe, që do të transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion.

Final 4 i Superligës U18

E shtunë

10:00 Trepça-Vushtrria Basket
12:00 Marigona Hill Prishtina-Peja

E diel

10:00 ndeshja për vendin e tretë

12:00 finalja
(Ndeshjet zhvillohen në Mitrovicë me sistem eliminimi)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat…