Në fundjavë grumbullohet U14-shat

26 shkurt 2021 | 11:45

Të shtunën dhe të dielën do të bëhet grumbullimi i parë në konkurrencën e meshkujve U14 në kuadër të projektit zhvillimor YDF.

Ky grumbullim është i mirëseardhur për t’i parë nga afër talentët e rinj dhe për masivizimin e basketbollit në Kosovë. Federata e Basketbollit e Kosovës tash e pesë vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja, por në vitin 2019 projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave.

Grumbullimi do të bëhet të shtunën dhe të dielën nga ora 12:00-14:00, në shkollën “Don Bosco”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup diplomatësh rusë dhe familjet e tyre bënë një…