Në garën e parë për deputete, Kaltrinë Lohaj renditet ndër 10 gratë më të votuara të PDK-së

10 qershor 2026 | 12:55

Kaltrinë Lohaj, e cila në zgjedhjet e 7 qershorit kandidoi për herë të parë për deputete në radhët e PDK-së me numrin 29, ka arritur të renditet në mesin e 10 grave më të votuara të kësaj partie.

Ndonëse një emër i ri në skenën politike, ajo ka fituar besimin e mijëra votuesve të PDK-së.

Sipas rezultateve nga 62 për qind e votave të numëruara, Lohaj ka siguruar deri më tani rreth 8 000 vota, ndërsa mbetet të shihet rezultati përfundimtar pas përmbylljes së procesit të numërimit.

Kaltrinë Lohaj është nga Ferizaj dhe vjen nga një familje me traditë patriotike. Ajo është vajza e dy ish-të burgosurve politikë dhe bashkëshortja e djalit të dëshmorit të kombit, Nijazi Azemi – Komandant “Mjekrra”.

Me profesion logopede, Lohaj është themeluese e tri institucioneve në fushën e arsimit dhe shëndetësisë. Në këto institucione punojnë afro 60 profesionistë, prej të cilëve 50 janë gra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Alphonso Davies te Bayern Munich duket më…