Në Gjilan janë vaksinuar rreth 60 persona mbi moshën 85 vjeçare

09 prill 2021 | 16:42

Nga dje në Komunën e Gjilanit ka nisur vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeçare me vaksinën anti-Covid, ndërsa deri me tani janë vaksinuar afër 60 persona.

Shefi i shërbimit te vaksinimit në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Dardania” në Gjilan, Ismet Uruqi, ka treguar se bazuar në regjistrin e tyre në këtë komunë janë mbi 800 persona mbi moshën 85 vjeçare.

Ai ka deklaruar se të njëjtit janë regjistruar dhe tashmë në bazë të kritereve të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë thirren për të marr vaksinën anti-Covid. Sipas tij, deri me tani nuk kanë pasur asnjë problem të shfaqur tek personat e vaksinuar. “Nga dita e djeshme sipas instruksioneve të Ministrisë së Shëndetësisë kemi filluar me vaksinimin e moshave të vjetra. Këto ditë jemi duke punuar me moshat mbi 85, do të thotë ditën e djeshme dhe sot kemi vaksinuar dje dhe sot kemi vaksinuar afër 60 persona të moshës mbi 85. Edhe nesër do të punojmë me grupacione mbi 85 vjeç, ndërsa nga pasnesër tri ditë do të punojmë me grupmoshën 80-84”, ka deklaruar ai për KP.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadrat e kreut të tabelës nuk pritet të hasin në…