Në Gjilan vazhdon aplikimi nga fermerët për subvencione

11 maj 11:36

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka hapur aplikimin nëpër të gjitha komunat e Kosovës, nga data 26 prill deri më 25 maj 2022, për të aplikuar për subvencione për kultura të ndryshme bujqësore.

Në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan është duke vazhduar me aplikime për fermerët e komunës sonë, ku deri me sot kanë aplikuar 375 fermerë e që pritet të jenë diku rreth 800 deri 900 aplikime.

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bajram Isufi, ka thënë se është pranë zyrtarëve dhe fermerëve në këtë periudhë të aplikimit, duke u uruar atyre suksese në aplikim e punë të mbarë gjatë punës në tokat e tyre bujqësore.

Fermerët e Gjilanit e kanë falënderuar drejtorin Isufi për interesimin ndaj tyre në këtë fazë të rëndësishme për ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Robert Lewandowski vazhdon të jetë objektivi numër një i…