Në Gjilan zbulohet shtatorja e heroit Kadri Zeka (foto)

17 janar 2024 | 12:46

Në 42-vjetorin e rënies heroike, sot në Gjilan është bërë zbulimi i shtatores së heroit Kadri Zeka.

Në zbulimin e kësaj shtatore morën pjesë përfaqësues nga pushteti lokal, deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues nga Lugina e Preshevës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, udhëheqësi i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Bardhyl Mahmuti, veprimtarë dhe qytetarë të shumtë.

Ramush Haradinaj ka thënë se sot Kadri Zeka u shndërrua në bronz në mes qyteti prej ku i bënë roje Gjilanit të Mulla Idrizit e Idriz Seferit, të Agim Ramadanit e të shumë heronjve e dëshmorëve nga kjo trevë.

May be an image of 5 people

Haradinaj ka thënë se rruga drejt lirisë nuk u ndal asnjëherë.

“Dora e armikut ishte kudo në ndjekje të shqiptarëve, sepse armiku kishte kuptuar saktë se rreshtimi ynë në anën e drejtë të historisë ishte në rrugë të pakthyeshme, i vendosur dhe i drejtë, prandaj nuk kursente asgjë për ta ndalë e shuar përpjekjen tonë. Rruga drejt lirisë nuk u ndal asnjëherë. Ishte nisur qysh herët, vazhdoi me Jusufin e Bardhoshin krah Kadriut, kulmoi me luftën tonë çlirimtare duke sjellë lirinë për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

May be an image of monument

May be an image of 3 people

May be an image of 5 people

May be an image of text

May be an image of 6 people and monument

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga ndarjet më të bujshme të showbiz-it ka qenë…