Në hapësirat publike të Liqenit Akumulues mbillen edhe 27 fidane

24 tetor 2022 | 14:06

Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit në Mitrovicë është përkujdesur që përgjatë Liqenit Akumulues të mbjellën edhe 27 fidane të pranuara si donacion nga Kompania “Twig”.

Këto fidane janë mbjell nga drejtori për Mbrojtje të Mjedisit, Egzon Sadiku, së bashku me përfaqësuesit e kësaj kompanie dhe disa ambientalistë të Mitrovicës.

Me këtë rast, drejtori Sadiku ka falënderuar përfaqësuesit e kompanisë “Twig” për dhurimin e këtij donacioni mjaft të nevojshëm, duke thënë se prioritet i drejtorisë të cilën e udhëheqë ai është shtimi i sipërfaqeve gjelbëruese dhe krijimi i një mjedisi sa më të pastër në tërë qytetin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës kanë lansuar të hënën…