Në inaugurimin e presidentit të Kenisë u lënduan së paku 60 veta, i pranishëm edhe Pacolli

14 shtator 2022 | 08:33

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Kenias, William Smoei Ruto.

Në këtë inaugurim, që ishte i pranishëm edhe Pacolli, jo gjithçka shkoi mirë. Aty u lënduan së paku 60 veta, pasi një turmë e madhe hynë me forcë në stadiumin e mbushur plot. Sipas agjencisë së lajmeve “AP News”, njerëzit u përpoqën t’i shmangnin forcat e sigurisë me shkopinj.

Sipas raportimeve të medieve vendase, një gardh i madh ra mbi të pranishmit, pasi njerëzit që hynë me forcë e shtynë atë.

William Ruto u betua si president i Kenias të martën pasi fitoi zgjedhjet e 9 gushtit në demokracinë më të qëndrueshme të Afrikës Lindore.

55-vjeçari Ruto kishte qenë zëvendës i presidentit në largim, Uhuru Kenyatta por, pas një mosmarrëveshje, të dy nuk flisnin me njëri-tjetrin për disa muaj.

Dje, kur Kenyatta ia dorëzoi pushtetin Rutos, ata i shtrënguan duart me njëri-tjetrin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se sindikalistët janë…