Në këto vende nuk do të ketë rrym nesër | KEDS njofton për punime në rrjet

30 tetor 19:26

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ka njoftuar se në cilat vende do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike të hënën.

Sipas KEDS, nesër do të mbesin për disa orë pa rrymë rajoni i Pejës, Prizrenit, Ferizajt, Mitrovicës dhe ai i Gjakovës.

Një gjë e tillë nga ana e KEDS është arsyetuar si “Punime të domosdoshme për siguri të sistemit”.

Njoftimi i plotë:

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

TS 110/10[kV] Istog do të ndërprehet:

Dalja 10(kV) Mojstir (kodi: 54000001) nga ora 09:00 deri 12:00

Vendet: Fshatrat Moistir dhe Sinajë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.

2.

TS 110/10[kV] Istog do të ndërprehet:

Dalja 10(kV) Rakosh (kodi: 54000006) nga ora 13:00 deri 16:00

Vendet: Fshatrat: Bellopojë (një pjesë), Cerkolez, Dubravë (një pjesë), Gurakoc (një pjesë), Kërninë, Kërninë e Epërme, Kovragë, Llukavc i Thatë (një pjesë), Padalishtë, Rakoc, Serbobran, Shushic, Shushicë e Ulët, Suhogerllë, Uçë, Veriq dhe Zhakovë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.

3.

TS 110/10[kV] Deqan do të ndërprehet:

Dalja 10(kV) Lumbardhi (kodi: 53000005) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Fshatrat: Dashinoc, Gllogjan, Gramaqel, Irzniq (një pjesë), Kodrali, Lluka e Ulët, Lluka e Epërme, Lumbardhë, Maznik, Pozhar, Ratish e Epërme, Ratish e Ulët dhe Shaptej.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave, shtrëngimi i përçuesve dhe izolatorëve.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

TS 110/10 [kV] Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10(kV) Peqani (kodi: 32000007) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Fshatrat: Bllacë, Breshani, Duhël, Kastërc, Nishor, Peqan, Semetisht dhe Sllapuzhan.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, revizion ne LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara.

Punime nga palët e treta

1.

TS 110/10[kV] Prizreni 3 do të ndërprehet:

TS 10/0.4 kV Banesat (kodi:31000018007) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Banesat, rr. M25 ( një pjesë)

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen në bazë të pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

TS 110/35/10[kV] Lipjan do të ndërprehet:

Dalja 10(kV) Gadime (kodi: 41000013) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: fshatrat: Babush (një pjesë), Babush i Muhaxherëve, Bjeshkas (një pjesë), Gadime e Ulët, Gadime e Epërme, Vrellë (një pjesë) dhe Vrellë e Goleshit (një pjesë).

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

2.

TS 35/10[kV] Shterrpca do të ndërprehet:

Dalja 10(kV) Breza (kodi: 40044003) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Brezovica, Jazhince, Sevce, Vrbeshtica dhe Vikendicat.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, zëvendësimi i shtyllave te thyera me të rejat, ndërrimi i përçuesve i izolatorëve.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

TS 110/10(20)[kV] Vushtria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10(kV) Maxhunaj (kodi: 73000011) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: fshatrat: Brezhnic (një pjesë), Ceceli, Dumnicë, Dumnicë e Ulët, Dumnicë e Mesme, Dumnicë e Epërme, Zagori (një pjesë), Maxhunaj, Nadakovc (një pjesë), Pestovë, Ropicë, Samadrexhë, Sllakovc dhe Vilanc.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave, izolatorëve dhe shtrëngimi i përçuesve.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

TS 35/10[kV] Malisheva do të ndërprehet:

Dalja 10(kV) Malisheva (kodi:82082004) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Rrugët: 535 Prof.Hamdi Berisha, 554 Viliam Voker, 601 Sheshi i Dëshmorëve, 602 Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, 603 Adem Jashari, 604 Imer Krasniqi, 605 Rilindja Kombëtare, 606 Pavarësia, 608 Hamdi Berisha, 610 Hizri Mazreku, 611 Jahir Mazreku. 612 Uiliam Uoker; fshatrat: Burim, Carallukë (një pjesë), Dardania, Gërmizë, Lubizhdë (1 konsumator) dhe Senik (1 konsumator).

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllës së tensionit të mesëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Halloween është një festë e cila bën bashkë shumë njerëz…