Në Kinë gjendet Covidi edhe te akullorja

16 janar 2021 | 18:42

Kina, vendi i akuzuar si vend origjine për Covid duket se ka rezervuar prapë surpriza të pakëndshme. Kur të gjithë mundohen të ruajnë njëri tjetri nga Covid duke shmangur dhe zvogëluar kontaktet, tashmë mund të infektohemi edhe nga akulloret.

Kjo sepse tanimë Covidi është konstatuar edhe në një akullore në Kinë, që askush nuk dëshiron ta provojë. Gjatë testimit rutinor të qeverisë kohët e fundit, tre mostra nga një kompani veriore akulloresh në Kinë rezultuan pozitive për COVID-19.

Zyrtarët tani besojnë se 4836 kuti me akullore mund të jenë kontaminuar – më shumë se gjysma e të cilave ishin shpërndarë për shitje kur dolën rezultatet e provës, njoftoi Sky News të premten. Vetëm 2.089 kuti me akullore mundën të konfiskoheshin në kohë, thuhet në raport.

Akullorja u prodhua nga Kompania Ushqimore Tianjin Daqiaodao, ku 1,662 punonjës u testuan të enjten dhe ishin në karantinë. Dr. Stephen Griffin, një virolog në Universitetin e Leeds në Mbretërinë e Bashkuar, tha se një person i infektuar ka shumë të ngjarë të ketë qenë burimi i kontaminimit, shto këtu edhe ndonjë problem në higjienën e fabrikës.

Griffin shpjegoi se virusi mund të mbijetojë në produkt për shkak të temperaturës së ftohtë dhe yndyrës së akullores. Ai gjithashtu i bëri thirrje publikut që të mos panikoset për këtë ngjarje.

Zyrtarët thanë se ata që mund të kenë blerë akulloret duhet të raportojnë, në mënyrë që departamenti i shëndetësisë të gjurmojë rastet e mundshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit…