Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për gjashtë muaj u kryen 180 operacione

27 korrik 2021 | 10:52

Drejtori përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi, bashkë me Agreta Gashi, kryesuese e bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, kanë mbajtur takim pune me kolegjiumin e Klinikës së Kirurgjisë Torakale, ku janë informuar lidhur me punën që po bëhet në këtë klinikë, sukseset, sfidat dhe kërkesat që kanë profesionistët shëndetësorë të kësaj klinike.

Nazmi Kolgeci, u.d. drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, i njoftoi ata lidhur me punën që është bërë në këtë klinikë, ku vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, përkundër situatës me pandeminë e Covid-19, janë kryer 180 operacione të ndryshme.

Ai ka theksuar se krejt kjo punë është kryer nga 13 kirurgë torakal dhe tre specializantë, e po ashtu nga 20 infermier/e, por edhe nga stafi tjetër i anesteziolgoëve, me të cilët kanë bashkëpunim të mirë.

Sipas tij, është e nevojshme të zgjerohen hapësirat për këtë klinikë, në mënyrë që të ketë edhe zgjerim të numrit të shërbimeve që ofrohen në klinikë.

Valbon Krasniqi, drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, ka theksuar se qëllimi i vizitës është të bashkëbisedojë lidhur me ecurinë e punës dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore.

Ndër tjerash, drejtori Krasniqi përmendi rëndësinë që ka edukimi i vazhdueshëm i profesional i stafit shëndetësorë, në koordinim dhe bashkëpunim institucional me qendrat e tjera.

Agreta Gashi, kryesuese e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, ofroi mbështjen dhe përkrahjen e Bordit Drejtues për avancimin e shërbimeve shëndetësore në këtë klinikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri në rritje i infeksioneve me korona ka ndezur një…