Në Koshare

10 prill 2021 | 23:30

Ah, ky prill seç më kujton

Ringjall dhembje e nostalgji

Lutje të nënave drejtuar qiellit

T’i kthejnë djemtë në shtèpi.

Atdheu im e përcolli

’99-tën me trishtim

Lotët  e nënave u shndërruan

Margatitarë shprese në Dardani.

Në mëngjesin e 18 majit

Në Koshare rrezet ndrijnë

Në betejën e Skyfterave

dy lulëkuqe  me shkëlqim.

Burim Graiqevci dhe Fitush Kukaj dy djem shtatlartê plot hijeshi,

lakmi në sy për  çdo njeri,

me trimèri dhe burrëri.

Eh,sa mirë këta djemë vepruan

edhe nënat i gëzuan.

Lum për bijtë që i dhanë atdheut

Me heroizmin e Skenderbeut.

Shpirti i tyre  u bë dritë.

Për atdhe thotë nënë Bukuria,

kanë dhēnë jetēn  djalëria.

Për të mos vdekur kurrë .

Valojnë shqipe në Flamur.

Valbona R.Hadri

(Dedikuar dy heronjëve # Fitush Kukaj dhe Burim Graiqevci të cilët ranë dëshmorë me 18 maj 1999 në betejën e Kosharës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa Famgas e Prishtina kanë fituar bindshëm ndeshjet e javës…