Në Kosovë 1,572 raste aktive me Covid-19

28 shtator 2020 | 08:36

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, tre pacientë me koronavirus kanë vdekur dhe janë regjistruar 47 raste të reja me Covid-19.

Shifrat e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 525 mostrave, raporton “Epoka e re”.

Që prej 13 marsit kur në Kosovë u regjistruan rastet e para me koronavirus, e deri më 27 shtator, IKSHPK-ja njofton se janë regjistruar 15, 472 raste me koronavirus.

Prej tyre, 622 pacientë kanë vdekur dhe 13,278 janë shëruar.

Kurse, numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 1,572.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës gjatë vitit…