Në Kosovë 24.7 % e femrave të moshës 15–49 vjeçare besojnë se bashkëshorti arsyetohet të rrah gruan!

01 shtator 2022 | 12:21

Indikatorët e statistikave zyrtare në Republikën e Kosovës, lidhur me arsyetimin e dhunës ndaj femrës janë alarmantë.

Shkruan: Isa Krasniqi, ish-kryeshef Ekzekutiv i ASK-së (2011-2020)

Për afro 10 vite sa kamë qenë në krye të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (2011-2020), me insistimin tim dhe në bashkëpunim të ngushtë me UNICEF-in, në mbështetje buxhetore kryesisht të organizatave ndërkombëtare, kemi arritë që të realizojmë MICS 5 (Multiple Indicator Cluster Survey) në vitin 2013-2014 dhe MICS 6 në vitin 2019-2020. Në fakt, sa për sqarim kjo Anketë (MICS) (në shqip Anketa e Treguesve të Shumëfishtë) nuk ishte realizuar asnjëherë më parë në Kosovë, pasi për nga madhësia dhe kompleksiteti është një miniregjistrim i popullsisë. Pikërisht për nga kompleksiteti që kishte dhe angazhimet e shumta që duheshin bërë, ishte edhe arsyeja që Eurostati më pat rekomanduar verbalisht, që mos të realizohej kjo anketë në Republikën e Kosovës, mirëpo përkundër vështirësive, me këmbënguljen time dhe mbështetjen e parezervë dhe të fuqishme të UNICE-it, Kosova ishte i vetmi vend që realizoj MICS-in 6 në rajonin e Ballkanit.

Tashmë Raporti final MICS6 gjendet në linkun: https://ask.rks-gov.net/media/5765/republic-of-kosovo-national-and-roma-ashkali-and-egyptian-communities-2019-20-mics-sfr_albanian.pdf, i cili përfshinë të dhëna të shumta, shumë të rendësishme për bërjen e politikave shtetërore në fushën drejtësisë, sigurisë, arsimit, shëndetësisë, mirëqenijes sociale dhe shumë fushta të tjera në Republikën e Kosovës.

Meqenëse dhuna në familje, e sidomos dhuna ndaj femrës është temë aktuale gjithandej Kosovës, po paraqes vetëm disa të dhëna apo tregues alarmantë statistikorë nga ky Raport i MICS-it 6.

Të dhënat e këtij Raporti alarmojnë se përqindja e femrave të moshës 15–49 vjeçare të cilat besojnë se bashkëshorti arsyetohet të rrah gruan është 24.7%. Pra tejet alarmuese dhe shqetësuese, 24.7% e femrave të grupmoshave nga 15-49 vjeç e arsyetojnë rrahjen e burrave ndaj femrave në Republikën e Kosovës.

Përqindja e meshkujve të moshës 15-49 vjeçare që besojnë se bashkëshorti arsyetohet të rrah gruan në rrethana të ndryshme është 12.2%. Pra meshkujt në Republikën e Kosovës, e arsyetojnë dhunën ndaj femrës 12.2%, që është përqindje shumë e lartë për një shoqëri demokratike, por është pothuajse sa gjysma e përqindjes së femrave 24.7%, që e arsyetojnë dhunën e meshkujve ndaj vet femrave!

Prandaj ky është alarm për të gjitha institucionet vendimmarrëse të Republikës së Kosovës, sidomos për institucionet e drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, mirëqenies sociale, etj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryetaren e Dhomës…