“Në Kosovë, ushtarët amerikanë janë në shtëpinë e tyre”

08 maj 2021 | 15:15

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka bërë me dije se kaluar një ditë të mrekullueshme në Bondsteel.

“Falenderova komandatin Derek L Adams për ftesën, mikpritjen dhe mirënjohjen. Jam shumë krenare që sot pjestarët e FSK-së shërbejnë bashkë me ushtarët amerikan në misione ndërkombëtare”.

“Pavarësisht rritës dhe zhvillimit të kapaciteteve tona vetanake, prezenca e vazhdueshme e ushtrisë amerikane në Kosovë është garancë për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në “Facebook”

Ajo ka theksuar se “Në Kosovë, ushtarët amerikan janë në shtëpinë e  tyre”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.784 mostra,…