Në kujtim të bacit Dalip, një patriot që nuk iu trembte Serbisë

23 maj 23:43

Veprimtari Sali Bislimi ka kujtuar axhën e vet, Dalipin, për të cilin thotë se ka qenë një veprimtar i çështjes kombëtare, që asnjëherë nuk është larguar nga atdheu, Kosova.

Sipas Bislimit, shtëpitë e bacit Dalip ishin hapur për ushtarët e UÇK-së.

Ai kujton edhe fjalët e tij: “Unë nuk i fali as shkijet as tradhtarët që ndihmuan zgjatjen e okupimit, do t’i luftojë me mjete demokratike sa të jetoj”, thoshte baca Dalip, kujton Sali Bislimi.

“BACI DALIP
Jo, jo serbët nuk ma kanë dhanë shpirtin edhe ata nuk munden me ma marrë!
Kur mbron token tënde zoti ta shumëfishon trimërinë. I tillë ishte mixha im, i cili as predhave serbe nuk ju ulte kokën. Shumë herë flisnim o Baci Dalip kujdes sepse predhat serbe nuk kanë të ndalur, Jo – jo serbët nuk ma kanë dhanë shpirtin edhe ata nuk munden me ma marrë. I bindur në bindjen e vet kah përfundimi i luftës ai u rrethua nga paramilitarët serbë ku i erdhën në oborr për t’ia kallur tri shtëpitë tona të cilat ishin mbushur dhe kishin qëndruar gjatë gjithë kohës me ushtarët e UÇK-së.
Shtëpitë ishin shndërruar edhe në një ambulantë për shërimin e të plagusurëve të ushtarëve tanë.
Ata kriminelë paramilitarë i ndezën dy shtëpi, mendova mos të tretën po e lënë pa kallë, kur i pash që edhe shtëpisë së tretë i futen flakën atëherë shpejtova dhe hyra mbrenda për ta larguar mblojen dhe shtrojen që ndizeshin flakë dhe shpetova vetëm kulmin, sepse edhe nese vdes tani une kam rënë për të mbrojtur tokën time nga e cila me asnjë çmim nuk mundem ta braktis.
Shumë herë me porosiste: punoni sa të mundeni për Kosovën, vetëm nja kuptoje nipi im se me Ramazan as Bajram nuk luftohen shkijet as politika e tyre, nese merreni me to i keni dorëzuar armët për ta fituar atdheun.
Një vit pas lufte vdiq i lodhur i rraskapitur me luftën me jetën dhe asnjëherë nuk e ka braktisur atdheun, as bjeshken ku ka kaluar tërë jetën.
Unë nuk i fali as shkijet as tradhtarët që ndihmuan zgjatjen e okupimit, do t’i luftojë me mjete demokratike sa të jetoj, thoshte baca Dalip.
Lavdi jetës dhe shpirti tij. Pushoftë në paqe!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht nga lufta në Ukrainë, Turqia shpreson të bëjë biznes…